Kurti për sjelljen e mjekëve specialistë nga mërgata: Të nisin menjëherë hapat e nevojshëm - NACIONALE

Kurti për sjelljen e mjekëve specialistë nga mërgata: Të nisin menjëherë hapat e nevojshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi me ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në takimin ku u fol për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, sipas Zyrës së Kryeministrit, Prparim Rama, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së kryeqytetit.

“Për këtë në takimin e sotëm u prezantuan dhe diskutuan dy studime të fizibilitetit në sektorin e shëndetësisë. Studimi i parë, për Spitalin e Prishtinës, ishte përgatitur nga ICME dhe u prezantua nga kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama dhe zyrtarët e tij. Ndërsa, studimi i dytë, për ShSKUK-në, u prezantua nga z.Thomas Weismann, ekspert gjerman për ekonomikë shëndetësore, me titullin “Përmirësimi i infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka folur edhe për Udhëzimin Administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor, i cili ka besuar se do të ketë ndikim në jetën e qytetarëve, thuhet në komunikatë.

“Anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve”, thuhet po ashtu në komunikatë.

Lajme të ngjashme