Kurti për sindikatat: Nuk është koha për grevë, po për punë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para gazetarëve ka folur edhe për paralajmërimet e sindikatave për grevë.
Sindikatat e bashkuara kishin paralajmëruar ditë më parë se do t’a nisin grevën e tyre, qysh nga 25 gushti.
Në qendër të kërkesave të tyre edhe këtë herë do të jetë paga.
E për kryeministrin Kurti, tash nuk është koha e duhur për greva, pasiqë ligji për paga është proceduar, dhe sipas tij pret prej sindikatave që të kontribojnë gjatë konsultimeve publike me komente.
Ndërsa grevat i ka quajtur të pavenojshme.
“Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me sindikatatm. Unë dhe ministrat jemi takuar vazhdimisht me përfaqësuesit e sindikatave, pra ata janë të njoftuar me punën tonë dhe qëndrimet tona në raport me kërkesat e tyre, aq sa edhe ne jemi të informuar për kërkesat e qëndrimet e tyre.
Edhe sot jemi në komunikim me ta.
Pas konsultimit paraprak për projektligjin për paga nga ministria e punëve të brendshme, kërkesë kjo e kahmotshme sindikaliste, paralajmërimit për grevë sipas bindjes time i ka humbur kuptimi.
Kërrcënimi për paralizimin e shërbimeve publike, tash kur ligji për paga është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva është koha për punë.
Ne i duam sindikatat jo spektatore por pjesëmarrëse dhe jo vetëm për shërbyesit civil por edhe për zyrtarët public kur ligji për paga të del për konsultime publike.” ka thënë Kurti para gazetarëve.