Kurti për mërgatën: 100 milionë euro për investimet e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ceremoninë e lansimit të “ Dritarja për investime të diasporës”.
Kurti tha se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv, shtoi edhe se për mërgatën po hapet “një dritare” e cila do të ketë 100 milionë euro.
“Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë. Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë. Për një kohë shumë të shkurtër u investua më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë, tani me “Dritaren e Investimeve” është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë iu mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”, tha Kurti.
Për këtë, në ceremoni foli edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro.
“Kemi dhënë zotimin që deri në 8 milionë kapital shtesë të investojmë. Dhe kjo shumë garanton deri në 100 mijë euro të investojnë mërgata në vendin e tyre. Bashkudhëtarët tanë të kenë mundësi më shumë për të investuar tek vendi i tyre. Anëtarët e mërgatës që kanë investuar para tre viteve po ti kthehet në muajin gusht ri investimi me qëllim që të ri startojmë me një investim të ri”, tha Murati