Kurti për gjuajtjen me miell ndaj Muratit: Po bëhet prej inatit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se hedhja e miellit në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati, po bëhet prej inati dhe se nuk është aspak kritikë apo kundërshtim.
Pasi foli për pakon për ndarjen e 150 milionë eurove, që prezantuan të shtunën, Kurti tha se veprimi i ndaj Muratit po bëhet prej inati.
“Ne dje shpalosën bashkë me ministrin e Financave shpalosëm pakon e re për përballje me inflacion, e cila bën subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë elektrike kurse nga pagesat direkte përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë. Ne shpërblejmë kursimin për aq sa kursehet ne do ta subvenciojmë dyfish faturat. Tash nëse je kundër kësaj pako mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla, përndryshe nuk kemi të bëjëm më kritikë apo kundërshtim por vetëm me intat ose mund të jesh i udhëhequr nga inati secila më keq se tjetra.”, ka thënë Kurti në konferencë për medie.
Kujtojmë se dje aktivistë të PSD-së në shenjë pakënaqësie ndaj ndaljes së pagave për puntorët e administratës dhe mësimdhënësit hodhën miell ndaj ministrit Murati.
Policia ka hapur për këtë rast teksa ministrit Murati i ka thënë policisë që nuk është lënduar.

