Kurti pasi njoftoi për rritje të pagave në sektorin publik: Sektorin privat e kemi mbështetur edhe më shumë
Derisa njoftoi për rritje të pagave në sektorin publik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se sektorin privat qeverisja e tij “e ka përkrahur edhe më shumë”.
Në një konferencë për media, Kurti tha se paga mesatare në sektorin privat është rritur rreth 34 për qind në krahasim me para katër viteve.
“Më lejoni t’ju njoftoj atë që besoj se shumica e dinë, që ne kemi mbështetur sektorin privat në ekonomi edhe më shumë se atë public në këto mbi tri vite e gjysmë të qeverisjes, paga mesatare në sektorin privat krahasuar me para katër viteve, është rritur për 34 për qind, dhe me këto mbi 75mijë vende të reja të punës nga pranvera e vitit 2021, sot në Kosovë mund të themi që shkalla e punësimit e ka ndjekë rritjen ekonomike.” – u shpeh ai, transmeton Nacionale.
Ndryshe, koeficienti për paga në sektorin publik qëndron i njëjtë, por rritet njësia e koeficientit për "1", përkatësisht me nga 0.5 në janar të vitit të ardhshëm, dhe 0.5 në korrik.