Kurti, pas sulmit ndaj policisë: Bandat kriminale po barrikadojnë veten - NACIONALE

Kurti, pas sulmit ndaj policisë: Bandat kriminale po barrikadojnë veten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj policisë në veri të vendit. Ai ka pohuar, se kjo është hera e dytë, në më pak se një javë që sulmohet Policia e Kosovës.

"Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot drejt Policisë Kufitare që po nisej në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht ne iu shmangem pasojave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten përballë agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar", shkroi Kurti në rrjetin shoqëror në Twitter.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

Lajme të ngjashme