Kurti pas homazheve në Prekaz: Këtu e kuptojmë sa e lartë ka qenë sakrifica, çmimi për lirinë që gëzojmë - NACIONALE

Kurti pas homazheve në Prekaz: Këtu e kuptojmë sa e lartë ka qenë sakrifica, çmimi për lirinë që gëzojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe edhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Gjatë një deklarimi pas homazheve, Kurti deklaroi se “Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare”.

Më tej kryeministri Kurti tha se për çdo 28 Nëntor kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin tonë kombëtar dhe çlirimin arbënor nga shekulli i XV-të; jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të ngjashme