Kurti pas arrestimit të Arsenijeviq: Unë s’e bëj dot policinë e inspektoratin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth arrestimit të aktivistit serb, Aleksandër Arsenijeviq, derisa ky po qëndronte në veri.
Kurti nga “Kallxo.com” është pyetur se a do të reagojë pasi sipas ligjit, prishja e rendit është vetëm pas orës 23:00.
Kryeministri u përgjigj se për këtë është Policia dhe Inspektorati Policor.
“Kjo është për policinë e Kosovës, kush ka vërejtje në policinë, është inspektorati, nuk i bëj dot këto dy institucione, nuk kam as të drejtë, as dëshirë t’i zëvendësoj.” – ka thënë ai.