Kurti s'u takua me Blinken, Pozhari e mbron me një deklaratë të Bidenit për Hashim Thaçin - NACIONALE

Kurti s'u takua me Blinken, Pozhari e mbron me një deklaratë të Bidenit për Hashim Thaçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Viti ka reaguar pas raportimeve se Kryeministri, albin Kurti nuk është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Pozhari ka thënë se edhe Joe Biden e thërriste Hashim Thaçin - George Washingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Sipas Pozharit, Thaçin e kanë marr në qafë disa ‘servila’ duke i thënë "bravo, bravo shef - ty po të donë Amerika"!

Postimi i plotë i tij:

Këta anti-Albinistat po thojnë që Blinkeni nuk qenka taku me Kurtin.

Sa për atë punë, Bideni i thoshte Hashim Thaçit - George Ëashingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Qeshtu e merrshin në qafë do tipa servila t'u i thonë, "bravo, bravo shef - ty po të donë Amerika"!

E, qatyne tipave sot tybe që ua nin se çka po ndodh me Thaçin. Ma e shumta që e thonë është - gjynah vallahi!

Lajme të ngjashme