Kurti “nuk do të jetë kurrë më kryeministër”, i bindur Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se në zgjedhjet eventuale të reja në vend “Albin Kurti s’do të jetë kurrë më kryeministër” teksa e ka sfiduar për t’u ballafaquar në kutin e votimit.
Këto komente Krasniqi i bëri në rtv21, ku u shpreh se nëse kryeministri kosovar, Albin Kurti, beson se i ka votat për t’u rizgjedhur i njëjti duhet t’i shpallë ato.
Duke folur për protestën e njësiteve elitare policore, Krasniqi tha se “e kam parë me dhembshuri para të gjitha sepse ka qenë fotografia që nuk kisha dashur ta shohim kurr aq më shumë kurr vetëm disa javë pas zhvillimeve në veri të vendit ku pikërisht njësia speciale e intervenuese ishin heronjë të linjës së parë”.