Kurti nostalgjik i grupit Pink Floyd: Rimat moderne po 'ndotin mendjen' - NACIONALE

Kurti nostalgjik i grupit Pink Floyd: Rimat moderne po 'ndotin mendjen'

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim të gjatë në fillim të edicionit të dytë të "Konferencës së Muzikës së Prishtinës".

Kurti beson se një organizim i tillë është thelbësor për muzikën, si formë arti, ashtu edhe si biznes.

"Më vjen shumë mirë që kjo iniciativë e juaja, me vlerë të madhe për vendin tonë, i ka mbledhur profesionistët e të gjitha fushave, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera, të cilët na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, por gjithashtu edhe me kontributin në vendin tonë për muzikën mbarë. Muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri. Krahas kësaj është edhe publiku cilësor muzikor, e artisti gjendet në tehun, ku me punën e tij ose saj duhet të mbijetojë, por edhe të mos e tradhëtoj artin e tij ose saj. Pra duhet të bëhet disi e mundshme që të mbijetosh pa tradhtuar" tha Kurti.

Kurti ndër të tjera tha se muzika e Kosovës, posedon ndikim të rëndësishëm diplomatik.

Ai pati një kritikë me vijën melodike që po përcaktohet nga inteligjenca artificiale gjithnjë e më shumë ditëve të sotme.

Sipas Kurtit, rimat e përsëritura tërheqëse po krijojnë fiksim në mendje duke bërë kështu që vijë melodike si ajo e "Wish you were here" nga Pink Floyd të jenë çdo ditë e më pak të pëlqyera.

"Tinguj e rima që përseriten duke e krijuar konceptin e ri “catchy”, pra që të fiksohet në mendje, edhe gjithnjë e më pak durim, për të degjuar le të themi një minutë vijë melodike, për shembull “Wish you were here” e Pink Floyd-it. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar, mirëpo edhe vlerat duhet ruajtur. Por unë nuk besoj që zgjidhje jep as nostaligjia dhe as melankolia. Nostaligja dhe melankolia janë natyrisht gjithmonë bashkudhëtarë të njeriut, por nuk janë zgjidhja", ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme