Kurti flet si Fatmir Limaj: Çdo familje nga një të punësuar, paga deri në 300 euro - NACIONALE

Kurti flet si Fatmir Limaj: Çdo familje nga një të punësuar, paga deri në 300 euro

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shfaqur më një video-mesazh në Facebook. Ai ka treguar për miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Projekt-kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë.

Kryeministri Kurti po ashtu ka njoftuar se do të nisë skemën për siç thotë ai, mbështetjen e qytetarëve, e emëruar “Qeveria për Familjet”.

Në kuadër të masave të punësimit, Kurti tregoi së përmes kësaj mbështetje synohet të garantohet çdo familje e Republikës së Kosovës me se paku nga një anëtar të punësuar.

Nëpërmjet kësaj skeme, i pari i ekzekutivit ka thënë se do të subvencionohen deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për 6 muaj.

Si kusht për të përfituar nga kjo skemë, Kurti ka treguar që punëkërkuesi nuk ka asnjë anëtar të familjes.

“Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si qytetar që kërkoni punë e që plotësoni këtë kusht, dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtor, është të dërgoni dokumentet përkatëse në Zyrat e Punësimit në komunat tuaja”, tha Kurti.

Për informata shtesë, i pari i Qeverisë tregoi se Ministra e Financave, Punës dhe Transferëve do t’i ndajë të gjitha informatat e nevojshme.

Lajme të ngjashme