Kurti pas telefonatës me Cholletin: Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në Twitter se ka biseduar me këshilltarin e Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Kreu i ekzekutivit kosovar njoftoi të ketë theksuar rëndësinë e zbatimit "në tërësi dhe në mirëbesim" të Marrëveshjës Themelore dhe Aneksit të saj.
"Patëm një telefonatë të mirë me këshilltarin e Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet sot, ku diskutuam axhendën e takimit të nesërm. Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së." - shkroi Kurti.
Had a good phone call with @CounselorDOS Derek Chollet today, where we discussed the agenda for tomorrow's meeting. I emphasized the importance that the Basic Agreement & its Annex must be implemented in its entirety and in good faith. I also thanked him for the U.S. support.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2023
Ndërsa Chollet - i cili po ashtu njoftoi përmes Twitterit për bisedën telefonike - tha se temë diskutimi me kreun e ekzekutivit kosovar ishte ndër të tjera edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”. - tha Chollet.