Kurti njofton nënshkrimin e një kontrate me prodhuesin shtetëror turk për fabrikën e municioneve
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi" (MKE), e cila, siç tha ai, “merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.”
Kreu i Qeverisë tha se përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe “trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.”