Kurti nga ora 19:00 takohet me presidentin e ri të Këshillit Evropian - NACIONALE

Kurti nga ora 19:00 takohet me presidentin e ri të Këshillit Evropian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e së martës do të takohet me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Bashkimi Evropian përmes agjendës së publikuar, ka bërë me dije se takimi fillon nga ora 19:00.

Takimet do zhvillohen në margjinat e darkës së punës të cilën presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta, për nesër (e mërkurë) sipas agjendës nga ora 09:30 do të takojë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme