Kurti nesër do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Podujevë - NACIONALE

Kurti nesër do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë nesër në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.

Shtatorja e veprimtarit Adem Demaçi pritet të zbulohet nesër në Podujevë, në ora 13:00.

Kjo shtatore të zbulohet në prag të 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Sheshin e Qytetit në Podujevë, nesër në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme