Kurti në përkrahje të Gjukanoviq në prag të zgjedhjeve - NACIONALE

Kurti në përkrahje të Gjukanoviq në prag të zgjedhjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq haptazi në përkrahje të partisë së Gjukanoviqit në prag të konferencës zgjedhore.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka dërguar një mesazh mbështetës për Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi në krye me, Milo Gjukanoviq, duke u drejtuar se do të qëndroj gjithmonë para atyre që të ardhmen e përbashkët e kanë në BE.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë atyre që besojnë se e ardhmja jonë e përbashkët është në BE, drejt së cilës në ndërtojmë ura së bashku të bazuara në marrëdhënie të mira fqinjësore, mirëqenien e qytetarëve tanë, sigurinë e Aleancës Veri-Atlantike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe luftën kundër nacionalizmit dhe shovinizmit ekstrem që tenton të na kthejë në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar,” është drejtuar Kurti.

Lajme të ngjashme