Kurti në librin e kujtimeve për Kadarenë: Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë - NACIONALE

Kurti në librin e kujtimeve për Kadarenë: Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule te arkivoli i të ndjerit, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvëndëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz bashkë me ministra dhe zëvëndësministra të kabinetit qeveritar, shkruan Zyra e Kryemnistrit.

Kryeministri shkroi edhe në librin e përkujtimeve për Ismail Kadarenë:

“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme