Kurti në Britani, përmend Dua Lipën, Rita Orën, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin derisa flet për marrëdhëniet mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Britani të Madhe ka marrë pjesë në përurimin e nismës “Miqtë Laburistë të Kosovës”.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti, thuhet se duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ka përmendur Dua Lipën e Rita Orën, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, si personalitete veprimtaria e të cilave ka luajtur rol të rëndëisshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kur mendoj për Mbretërinë e Bashkuar, mendoj për vlerat tuaja: tolerancën, modestinë, guximin dhe më e rëndësishmja, nderin. Britania është një vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj. Një vend që nuk rri duarkryq dhe nuk shikon përballë agresionit, dhunës dhe terrorit. Ne e dimë shumë mirë këtë dhe vazhdojmë ta ndiejmë dhe ta vlerësojmë atë mbështetje.” – ka thënë ai.