Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: kërkon nga Serbia të mos mbështes grupet terroriste - NACIONALE

Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: kërkon nga Serbia të mos mbështes grupet terroriste

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian, e cila dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Kurti me anë të një postimi në platformën X, ish-TWitter, ka thënë se Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Serbia të ndalojë mbështetjen e grupeve terroriste.

E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian. Ndër masat e tjera, Parlamenti Evropian bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative dhe paraushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme