Kurti, ministrave të vet: Pres t'i vazhdoni punët e mira deri t’i formojmë institucionet - NACIONALE

Kurti, ministrave të vet: Pres t'i vazhdoni punët e mira deri t’i formojmë institucionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se “qytetarët po presin nga ai t’i formojë institucionet e reja”.

Kurti këshilloi kabinetin e tij që “të vazhdojë punën e mirë” deri të formohen institucionet e reja.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës, sipas njoftimeve të KQZ, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare.

Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, nga ju të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres të vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme