Kurti me tre ministra udhëton drejt Kroacisë, më pas shkon në Slloveni - NACIONALE

Kurti me tre ministra udhëton drejt Kroacisë, më pas shkon në Slloveni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Kroacisë.

Pas kësaj, ai do të udhëtojë për në Slloveni.

Njoftimi:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Kryeministri Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.

Lajme të ngjashme