Kurti: Me nënsekretaren Allen diskutuam për reformat dhe MCC-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati të dielën me nënsekretaren amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Kurti ka thënë se me Allen ka folur për reformat demokratike dhe mbështetjen amerikane.
“Kënaqësi të takohem me nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Diskutova reformat e gjera demokratike të bëra në vendin tonë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së dhe @MCCgov për të ndihmuar këtë tranzicion pozitiv në të gjithë sektorët.” –ka shkruar Kurti në “X”.
Në anën tjetër, Allen në rrjetin social “X” ka thënë se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Kosova nën pjesë në NATO dhe BE, teksa ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve.
Pleasure to meet with @StateDept Under Secretary for Public Diplomacy and Public Affairs Liz Allen (@UnderSecPD). I discussed the vast democratic reforms made in our country and the pivotal support of the US and the @MCCgov in aiding this positive transition across sectors. pic.twitter.com/lpUat0PVaH
— Albin Kurti (@albinkurti) May 19, 2024