Kurti me mëngjes në terren: Viziton nisjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë - NACIONALE

Kurti me mëngjes në terren: Viziton nisjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë dalur me mëngjes në terren.

Ata kanë vizituar nisjen e ashtuquajtur, intensive, të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Kurti është lavdëruar me projektin.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka thënë ai.

E Liburn Aliu theksoi se projekti ka hasur në disa probleme.

“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, ka thënë Aliu.

Lajme të ngjashme