Kurti me kryeparlamentarin irlandezo-veriore për rëndësinë e ballafaqimit të së kaluarës së dhimbshme të luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim me Kryetarin i Parlamentit të Irlandës Veriore, Edwin Poots, me të cilin, sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, kanë folur për të kaluarat e dhimbshme të luftës të të dyja vendeve.
“Kryekuvendari Poots foli për mësimet e nxjerra nga përvoja e Irlandës Veriore në përkujtimin e viktimave. U theksua roli i rëndësisë që kanë muzetë për të përkujtuar çdo jetë të humbur. Me atë rast, kryeministri Kurti përmendi nismën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për themelimin e Muzeut të Luftës, që në qendër do të ketë dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Më tej, përmendi po ashtu edhe themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ZKM-ja.