Kurti: Me atë çfarë pamë sonte prej Donjetës, jemi optimistë në vijim - NACIONALE

Kurti: Me atë çfarë pamë sonte prej Donjetës, jemi optimistë në vijim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar të rinjve kosovarë që të përqafojnë sportin, duke marrë frymëzim nga atletet triumfuese të vendit si Donjeta Sadiku.

“Me atë çfarë pamë sonte prej Donjetës, jemi optimistë në vijim. Qeveria e do sportin, e do sportin për qytetarët, dhe rasti i Donjeta Sadikut, rasti i xhudisteve të Kosovës, duhet të inkurajojë të rinjtë e Kosovës që të merren më shumë me sport”, ka thënë Kurti për RTK pas fitores së Donjeta Sadikut.

Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e sportit si një aspekt i rëndësishëm idiplomacisë dhe politikës së jashtme.

“Sporti ka një aspekt të rëndësishëm të diplomacisë dhe politikës së jashtme, sepse përmes tij ia del që ta paraqesësh vendin”, tha Kurti,

Lajme të ngjashme