Kurti mban fjalim në mbledhjen e qeverisë për diasporën: Pushime të këndshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 86 të Qeverisë para kabinetit të tij ka folur për diasporën.
Kurti i ka uruar mirëseardhje mërgatës dhe ka kujtuar vendimin për lirimin nga pagesa e policës kufitare. Edhe pse procedura nuk është e njejtë, Kurti në mbledhje ka thënë se “nuk merr shumë kohë”.
“Janë duke u pilotuar për herë të parë programet për angazhimin e potencialit ekonomik, shkencor e profesional të mërgatës në kuadër të MPJD-së. Po punohet për herë të parë për të jetësuar koncept-dokumentin për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë dhe certifikimin e gjuhës.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Për të lexuar fjalimin e plotë të Kurtit, klikoni KËTU.