Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies - NACIONALE

Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Më 22 shtator 1998, katër luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë gjatë luftimeve në fshatin Gradinë, duke shënuar një moment emblemë të luftës së drejtë për liri.

Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit, komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, dhe Xhevë Krasniqi Lladrovci (1955) nga Drenoci i Malishevës, partnerë jete dhe përpjekjesh për liri, u shndërruan në simbol të guximit dhe përkushtimit.

Fatime Hetemi (1977) nga Bistrica e Shalës dhe Shefqet Zeka (1977) nga Prishtina, u angazhuan në luftë dhe ranë bashkë me shokët e tyre, duke dhënë jetën për atdheun.

Katër dëshmorët përfaqësojnë sakrificën dhe idealin e UÇK-së për lirinë e Kosovës. Lavdi përjetë Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës!

Lajme të ngjashme