Kurti kujton Kaidanowin, diplomaten amerikane që e kishte kundërshtuar lirimin e tij nga burgu - NACIONALE

Kurti kujton Kaidanowin, diplomaten amerikane që e kishte kundërshtuar lirimin e tij nga burgu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar disa fjalë në nderim të figurës së Tina Kaidanow, ish-ambasadore e ShBA-së në Kosovë, e cila u vlerësua si një figurë e rëndësishme gjatë koordinimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka shkruar se është ndjerë e pikëlluar për ndarjen nga jeta të ambasadores.

“Isha thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanow. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj dhe shprehim ndjenjat tona të përzemërta për familjen dhe miqtë e saj” – ka shkruar ai.

Sjellim ndër mend që Kaidaonow përmes një kabllogrami diplomatik kishte pasur shumë kritika ndaj kryeministrit Kurti në kohën kur ishte vetëm kryetar i VV-së.

Lajme të ngjashme