Kurti kritikon rolin e Rusisë në nxitjen e tensioneve të reja etnike - NACIONALE

Kurti kritikon rolin e Rusisë në nxitjen e tensioneve të reja etnike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa, partitë opozitare në Prishtinë e kanë akuzuar Kurtin se po frikëson investitorët duke folur hapur për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin.

Kurti i hedh poshtë këto akuza. Ai akuzoi Rusinë, e cila është aleati kryesor i Serbisë dhe ka vënë veton ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, se po luan rol në nxitjen e tensioneve të reja etnike në ish-krahinën jugore të Serbisë.

“Presidenti despotik (rus), Vladimir Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti për Reuters, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova tani është shtet, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se: “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.”

Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel më 18 gusht për më shumë bisedime.

Si Beogradi ashtu dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të mbështetur nga BE-ja, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por deri më tani është bërë shumë pak përparim.

Lajme të ngjashme