Kurti krenohet me tri palë zgjedhje brenda vitit: Tregojnë qëndrueshmërinë e demokracisë - NACIONALE

Kurti krenohet me tri palë zgjedhje brenda vitit: Tregojnë qëndrueshmërinë e demokracisë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i mbajtur sot në Tiranë.

Në prani të Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, Kurti ka përmendur edhe zgjedhjet e reja, në kontekstin e afirmimit demokratik.

“Tani po shkojmë drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, të cilat, siç kanë treguar dy të mëparshmet, do të jenë të lira, të ndershme dhe konkurruese, duke treguar qëndrueshmërinë e demokracisë sonë dhe fuqinë e institucioneve tona. Jam i bindur se këto zgjedhje do të rezultojnë në një qeveri të re që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes” – ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme