Kurti: Kosova ka shnëuar përparim enorm në çdo aspekt për 25 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për A2CNN, ka thënë se për 25 vite është shënuar progres “gjigant dhe enorm” i Kosovës në çdo aspekt.
Ai tha se përparimi “na bën krenar” për të gjithë ata që paguan çmimin më të lartë për lirinë.
“Të gjithë ata të huaj që po vinë këto ditë për të shënuar çlirimin e Kosovës, 25 vjetorin, nëse nuk kanë ardhur më herët nuk po mund ta njohin më vendin tonë, sepse përparimi është gjigand dhe enorm në çdo aspekt. Kjo na bën krenar por edhe një çik të pikëlluar për ata të cilët nuk janë më e që paguan çmimin më të lartë për lirinë, 10 mijë civil të vrarë, 20 mijë të dhunuar gra, 1 mijë e 600 të pagjetur.
Andaj për 25 vite padyshim që është bërë përparim i madh, veçse kemi nevojë për drejtësi, e për këtë nevojtiet trysni më e madhe ndërkombëtare, që kriminelët që janë në Serbi të përgjigjen për krimet.” – tha Kurti.