Kurti: Konvertimi i targave zgjat deri më 31 tetor, në rast se Serbia vazhdon të lëshojë dokumente detyrohemi edhe ne
Kryeministri Kurti, pas takimit me liderët opozitarë ka folur edhe për datën kur pritet të hyjë në fuqi reciprociteti për targa.
Ai ka thënë se konvertimi i targave zgjat deri më 31 tetor, por në rast se pala serbe vazhdon ende t’i lëshojë dokumentet për hyrje e dalje, atëherë edhe Kosova do të detyrohet të veprojë njejtë.
"Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm tregohet karta e identitetit dhe do të duhej që qytetari i Kosovës të kalon nëpër Serbi ta bënte këtë lirisht pa marrë ndonjë dokument tjetër, dhe njëjtë do të duhej të ndodhte edhe kur serbët hyjnë në Kosovë. Nëse teorikisht e rastësisht Serbia vazhdon të lëshojë dokumente të tilla, atëherë ne do të detyrohemi që ta vendosim dokumentin e hyrjes dhe daljes”, tha Kurti.