Kurti kishte pritur në Zyrën e Kryeministrit Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh - NACIONALE

Kurti kishte pritur në Zyrën e Kryeministrit Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh

1 orë më parë

nga NACIONALE

Fehim Sali, i arrestuar së fundmi nga Policia e Kosovës nën dyshimin për spiunazh, kishte marrë pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti në tetor të vitit 2022.

Sipas komunikatës sëZyrës së Kryeministrit të datës 3 tetor 2022, Kurti kishte pritur në takim përfaqësues të komunitetit goran në Kosovë, nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet e Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Fehim Sali.

Në takim ishte diskutuar për mbështetjen e komunitetit goran, përfaqësimin në institucione, arsimin, përdorimin e gjuhëve, si dhe mundësitë për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e turizmit.

Katër vjet pas këtij takimi, Sali është arrestuar dhe po hetohet nga Prokuroria Speciale për dyshime për spiunazh dhe lidhje me Shërbimin Inteligjent Serb(BIA).

Prokuroria ka deklaruar se Sali dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se i kishte ofruar informacione këtij shërbimi. Sipas prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu, Sali gjatë procedurës ka deklaruar se kishte qenë i rekrutuar dhe kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

Lajme të ngjashme