Kurti: KEK-u në fazë historike transformimi, mbi 500 milionë euro investime për siguri energjetike
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës po kalon një “moment historik transformimi”, falë investimeve që tejkalojnë 500 milionë euro.
Sipas tij, këto investime synojnë modernizimin e KEK-ut, rritjen e qëndrueshmërisë dhe përafrimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Kurti shton se modernizimi i turbinave në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet në termocentralet Kosova A dhe B janë kyçe për sigurinë energjetike të vendit.
Po ashtu, për herë të parë, sipas tij, KEK-u ka hyrë në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar. Me përfundimin e projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë nga termocentralet ekzistuese dhe 100 MW nga burimet e ripërtritshme.
Kurti pretendon se që nga 19 dhjetori, KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal me pesë njësi gjeneruese, duke kontribuar në furnizimin e qëndrueshëm gjatë dimrit