Kurti i shtron darkë Ashton-it: Rolet i kemi ndryshe me të para 10 viteve, por përballemi me shumë çështje të njëjta - NACIONALE

Kurti i shtron darkë Ashton-it: Rolet i kemi ndryshe me të para 10 viteve, por përballemi me shumë çështje të njëjta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse rolet tona janë ndryshe sot me ç’ishin para dhjetë vite, përballemi me shumë prej çështjeve të njëjta”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me baroneshën Catherine Ashton, ku njoftoi edhe se kanë darkuar mbrëmë në periferi të Prishtinës.

Kurti njoftoi se me Ashton kanë diskutuar për çështjet politike, evropiane dhe rajonale.

Dje shtrova darkë në periferi të Prishtinës për ish-Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Ashton, me të cilën folën për çështjet politike, evropiane dhe rajonale. Ndonëse rolet tona janë ndryshe sot me ç’ishin para dhjetë vite, përballemi me shumë prej çështjeve të njëjta”, ka shkruar Kurti në rrjetin ish-Twitter.

Lajme të ngjashme