Shpërthimi në Stamboll, Kurti: I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll të Turqisë.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ju ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë shpërthim.
“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
My heartfelt condolences to the Republic of Türkiye after today's deadly explosion in Istanbul. Our thoughts and prayers are with the families of those who lost their lives, and I wish a speedy recovery to the wounded.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 13, 2022
Siç raportojnë mediat, dyshohet për një sulm kamikaz. Një gazetar i Al Jazeera me bazë në Stamboll tha se "ka dyshime të forta se shpërthimi është shkaktuar nga një kamikaz", duke shtuar se "ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar".
Ai thekson se shpërthimi ka tronditur qytetarët e Stambollit duke pasur parasysh se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm në qytet. Por masat e sigurisë në qytet ishin në nivel të lartë, tha ai.
