Kurti i kërkon Komisioneres për Zgjerim që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE - NACIONALE

Kurti i kërkon Komisioneres për Zgjerim që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, i ka kërkuar Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian që vendit t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kurti tha se Kosova është në bashkërendim të plotë me politika te jashtme dhe të sigurisë së BE-së si dhe e rreshtuar në sanksionet ndaj Federatës Ruse.

“Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme