“Kurti i interviston vet kandidatët në ndërmarrjet regionale”, thotë Lutfi Haziri - NACIONALE

“Kurti i interviston vet kandidatët në ndërmarrjet regionale”, thotë Lutfi Haziri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “i merr në pyetje kandidatët që aplikojnë nëpër ndërmarrje regjionale”, ka thënë Nënkryertari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tekse edhe ka siguruar se për këtë pretendim të tij, LDK-ja ka “të dhëna të sakta”.

Ne kemi të dhëna të sakta që të shtunave e të dielave anëtarët e bordeve, komisioneve e pavarura dhe emërimet e tjera, kryeministri i merr në intervistë jashtë të drejtës së vet ligjore. Ia çojnë listat, i thirr njerëzit, i merr intervistë gojore, për bordin e ndërmarrjeve regjionale”, ka thënë Haziri në T7.

Ne e kemi parë deri ku shkon marrëzia e shtetit, edhe me i thirr njerëzit në vikend, e pasditeve vonë se ministrja nuk din me bë vlerësimin, duhet me kapërcy në filtra tjerë”, tha ai.

Lajme të ngjashme