Kurti: I gëzohem arritjes historike të Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të shtojmë përkushtimin për reforma - NACIONALE

Kurti: I gëzohem arritjes historike të Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të shtojmë përkushtimin për reforma

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në këto momente po mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, dhe kryeministri Kurti e nisi fjalën e tij me një arritje të qeverive të dy vendeve fqinje që dje morën lajmin e mirë për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE),” tha kryeministri i Kosovës në fjalën e tij hapëse të mbledhjes së Qeverisë.

“Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve,” vazhdoi më pas.

Ai u shpreh se vendimi i BE-së për hapjen e negociatave për pranim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të “shtonte përkushtimin e Kosovës për reforma”.

Lajme të ngjashme