Kurti i gatshëm që t’i ndihmojë PDK-së në 8 nënshkrimet që s’i kanë për propozimin e tyre për president
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ofrojë propozim të vet partiak për president të Kosovës i/e cili/a duhet të zgjidhet deri më 4 mars.
Albin Kurti i Vetëvnedosjes ka njoftuar se PDK-së që i ka vetëm 22 deputetë, mund t’i ndihmojë me tetë nënshkrimet që s’i kanë për ofrimin e një kandidature nga ta.
“Ata janë subjekti i dytë për nga pesha në Kuvendin e Kosovës. Askush s’mund të jetë më afër sikur ata, që këtë numër 22 ta bëj 30 duke shtuar 8 nënshkrime në propozimin që do të jetë nga ana e PDK-së. Në rastin më të keq edhe aty mund t’ju ndihmojmë ne”, deklaroi Kurti.