Kurti i drejtohet diasporës: Me qeverinë tonë, ka ardhur koha që të jeni pjesë e vendimmarrjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi i është drejtuar diasporës duke kërkuar që të bëhen pjesë në Programin për Diplomaci Qytetare, program që vazhdon të jetë i hapur i cili parasheh që profesionistë të rinj nga diaspora që të punojnë në Kosovë për një periudhë gjashtë mujore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.