Kurti harron ngërçin politik, dënon sulmet në Gaza: Qeveria tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro për popullin palestinez
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po rezultojnë me vdekje të shumta në Gaza.
Në adresimin e tij, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ai ka thënë se i mbështet përpjekën e aleatëve për arritjen e një armëpushimi.
Sipas tij, atje po vriten edhe fëmijet, të cilët nuk kanë asnjë përgjegjësi për situatën.
“Ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civileve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën. Qeveria e jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez nga Gaza. Ne mbështesim çdo përpjeke të partnerëve tanë për arritjen e një armëpushimit”, ka thënë Kurti.