Kurti fut mësimdhënësit grevistë në 'thes' me pandeminë, energjinë e rritjen e çmimeve si problem
Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për punët qe e presin Qeverinë deri në fund të vitit. Derisa po i përmende sukseset e qeverisjes së tij, Kurti nuk e la pa e përmendur edhe grevën e SBASHK-ut duke e quajtur kështu të pajustifikueshme.
"Qeverisjen e kemi kuptuar si përgjegjësi e jo si privilegj. Dhe këtë e dëshmon edhe kjo listë e disa prej rezultateve tona, përkundër përballjes së pandemisë, krizës energjetike, inflacionin, grevës së pajustifikuar një muajshe në arsim", ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij.
Ai tutje ka folur për planet e Qeverisë deri në fund të vitit.
“Na mbetet edhe shumë për të bërë deri ën fund të vitit. Do të miratohet plani Kombëtar për Zhvillim. Do të finalizohen rregulloret për sistematizimin e vendeve të punës, projektligje të ndryshme si ai për fondin sovran, shpronësimin, trageti të brendshme, byronë shtetërore, verifikimin e pasurisë, siguri kibernetike, etj”, ka shtuar Kurti.
E Kurti, në mbledhjen e qeverisë është lavdëruar me të arriturat me rastin e një vjet e gjysmë qeverisjes pasi fillimisht u qa për problemet me të cilat ishte përballur me kabinetin e tij.
Para ministrave, ai ka thënë se viti 2021 ka qenë me shumë suksese. Por që deklaroi se në këtë vit, po ia thejnë rekordet vetes.
“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion, qevierjse socialdemorkate e stabilitet institucional. Financat publike i kemi kthyer në binarë. Nga 28.7% sa ka qenë, 21% në vitin 2022. Kemi ofruar mbi 750 milionë euro mbështetje për qytetarët për pandeminë, krizën energjetike e rritjen e çmimeve. Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë në 10.7%. Kemi rritje enerome të të hyrave buxhetore në vitin 2021. Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, janë rritur 22.2% më të larta se në vitin 2021. Viti 2021 i suksesshëm, e në vitin 2022 po e thyejmë rekordin e vetes”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.