Kurti flet për shpërputhjen e marrëveshjes me Serbinë dhe infrastrukturën ligjore të Kosovës: Ky është rrezikimi im
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë në RTK ka folur në lidhje me marrëveshjen me Serbinë. Ai aty u shfaq “i vetëdijshëm” që marrëveshja me Serbinë e tejkalon infrastrukturën ligjore të Kosovës, por se tha se do ta nënshkruante atë sonte. Këtë ai e quajti “rrezikim” të tij, për të cilin do t’i pranonte edhe konsekuencat.
“Draftin e prunën pesëshja, unë ua dhash vërejtjet kapitale. Unë jam pajtuar me atë draft. Mirëpo me 26 tetor pas dërgimit vërejtjëve thanë çështje urgjente...meqenëse urgjente le ta marrim draftin dhe sonte po i nënshkruajmë...nënshkrimi im do të ishte garancion i zbatimit, dhe anulim i të gjitha shkeljeve të mëherhshme, do të sillte siguri ligjore. Vërejtjet i kam, tregojnë që nuk është në përputhje me infrastukturën tonë, ky është rrezikimi im, nëse e kisha shkelë kushtetutën atëherë prap unë kisha marrë përgjegjësi.” – ka thënë Kurti.