Kurti flet për kritikat e presidentes Osmani: Nuk besoj se kemi dallime që janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për letrën ndaj Këshillit të Evropës.
Ai e ka pranuar se për disa çështje ka dallime me presidenten Osmani.
Para gazetarëve, ai ka mohuar se shefen e shteti ka mospajtime të mëdha.
Ai ka vlerësuar se me presidenten nuk ka dallime të patejkalueshme.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë, kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlmentarin, edhe me ministren e jashtme, edhe me presideten Osmani, nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por nuk besoj se ka të tilla që janë të patejkalueshme”, ka thënë Kurti.
Javën e kaluar, presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se e kanë injoruar dhe nuk e kanë konsultuar në lidhje me letrën që kryediplomatja Donika Gërvalla ia kishte dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kjo letër ishte dërguar një ditë para mbajtjes së Komitetit të Këshillit të Ministrave të KiE-së, ku nuk u diskutuar fare çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.