Kurti flet për 'kompromis', pastaj kontradikton veten: "Kundërshtarët humbës ta përzgjedhin emrin?"
Pas dështimit të takimit të thirrur për të arritur marrëveshje mes partive politike, Albin Kurti – deputet dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje – doli në konferencë për media ku foli për rreth 10 minuta se si partia e tij kishte treguar gatishmëri për kompromis pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u dha partive një afat 30-ditor për të arritur konsensus rreth konstituimit të Kuvendit.
Megjithatë, ajo që filloi si përpjekje për ta paraqitur Vetëvendosjen si palë të gatshme për marrëveshje, përfundoi me një deklaratë që nxori në pah pikërisht të kundërtën.
“Tash ne e dimë që partitë opozitare kanë treguar preferenca për emrat e Vetëvendosjes, mirëpo kjo nuk është mënyra qysh ndërtohen shëndetshëm institucionet. Cili është kuptimi që të dalësh subjekti fitues në zgjedhje, nëse në fund, pasi që del subjekti fitues, duhet kundërshtarët e tu humbës ta përzgjedhin se kush duhet të udhëheqë me institucionin më të lartë?” – tha Kurti.