Kurti flet për burimet ujore të Kosovës: I ngjajnë një pjate të kthyer përmbys ku uji që buron në vend, përfundon jashtë - NACIONALE

Kurti flet për burimet ujore të Kosovës: I ngjajnë një pjate të kthyer përmbys ku uji që buron në vend, përfundon jashtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka folur për burimet ujore të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se burimet ujore të Kosovës i ngjajnë një pjate të kthyer përmbys.

Sipas tij, kjo nënkupton se uji buron që buron në Kosovë përfundon jashtë vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar edhe për rëndësinë e liqenit të Ujmanit.

“Burimet tona ujore i ngjajnë një pjate të kthyer përmbys ku uji që buron në vendin tonë, përfundon jashtë vendit. Me resurset e kufizuara që kemi, jemi ndër shtetet me sasinë më të vogël të ujit në rajon. E sa për të rikujtuar rëndësinë qenësore që Liqeni i Ujmanit ka për vendin tonë, ai është liqeni më i madh i ynë. Me kapacitet maksimal 328.75 milionë m³ ai si i vetëm ka vëllim trefish më të madh sesa tre liqenet e tjera kryesore, Radoniqi, Batllava dhe Badovci, marrë së bashku. Gjendja aktuale, na mëson se në njërën anë kemi pak burime të ujit e në anën tjetër ato janë të centralizuara. Gjithashtu, na dikton nevojën jetike që burimet ujore t'i menaxhojmë mirë, t'i mbrojmë me kujdes dhe t'i shtojmë me prioritet”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme