Kurti flet, Haxhiu e Mihali me sy në telefon – duket se nuk i kushtojnë vëmendje fjalimit të liderit të tyre - NACIONALE

Kurti flet, Haxhiu e Mihali me sy në telefon – duket se nuk i kushtojnë vëmendje fjalimit të liderit të tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të gjatë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, të cilën parti e drejton.

Gjatë fjalës së Kurtit, dy zyrtare të larta të kësaj partie, kanë qëndruar në telefon. Më saktë, siç mund të shihet në videon gjatë fjalimit të Kurtit, por edhe në foton e shpërndarë nga vetë VV-ja, Albulena Haxhiu dhe Djeona Mihali kanë qëndruar në telefon.

Nuk dihet nëse kanë qenë duke biseduar me njëra-tjetrën, pasi kanë qenë të vendosura larg njëra-tjetrës gjatë mbledhjes, një gjë është e sigurt se në disa momente, Mihali e Haxhiu nuk e kanë dëgjuar liderin e tyre. Së paku, jo duke e shikuar në sy, pasi sytë i kanë pasur në ekranet e telefonit.

Lajme të ngjashme