Kurti e xhiron vetë me telefon atmosferën në Sunny Hill dhe e publikon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë natës së fundit në festivalin Sunny Hill, ka qenë pjesëmarrës aty.
Ai është parë duke xhiruar atmosferën që po mbizotëronte dhe e ka publikuar videon në rrjetin e tij social, Instagram.
Kryeministrit duket t’i ketë pëlqyer atmosfera, pasi që në pamje u duk i ekzaltuar.